
Bota nënujore është sa e magjishme po aq edhe misterioze dhe e frikshme. Nuk është e vërtetë se presioni i madh në thellësi ul mundësinë e vegjetimit të peshkaqenëve në pjesët më të thella të oqeaneve.
Një peshkaqen i bardhë ka thyer rekodrin zyrtar pasi ai është vënë re në 1200 metra thellësi. Peshkaqeni me nofken Shack është 4.8 metra i gjatë dhe sipas shkencëtarëve neozelandezë ai ka thyer rekordin e mëparshëm me 200 metra më shumë.
Ky zbulim vërteton teorinë se gjatë dimrit “mbreti i detit” është në kërkim të ujërave më të ngrohta. Gjatë 5 viteve të fundit, shkencëtarët neozelandezë kanë identifikuar 25 peshkaqenë të bardhë në afërsi të ishujve Stewart dhe Chatham.
“Para se të fillonim kërkimin, mendonim se peshkaqeni i bardhë ishte një gjitar i ujrave të ftohta”, shpjegon një prej kërkuesve. Studimi synon të përmirësojë të kuptuarit e sjelljes së peshkaqenëve dhe të parandaloje vrasjet e tyre aksidentale nga peshkatarët.
Dy vjet nga vdekja e ish kampionit të botës në shah, Bobby Fisher, vazhdon lufta për trashëgiminë e tij që vlerësohet rreth 3 milionë dollarë. Cështja ka arritur deri në zhvarrosjen e trupit të tij nga ku do dalë ADN-ja që do krahasohet me atë të një vajze 8 vjecare, e cila mendohet se ka lindur nga lidhja e Fisher me një filipinase. Ficher, i lindur amerikan dhe i vdekur si islandez është varrosur në Rejkjavik.
Zhvarrosjen e trupit e ka kërkuar Marylin Young, e cila mendon se nga lidhja e saj me kampionin ka lindur vogelushja, tashmë 8 vjecare. Në listën e njerëzve që ëndërrojnë trashëgiminë janë edhe një grua bashkë me dy nipërit, Alexander e Nicholas Targ. Shahistja japoneze Miyoko Watai, e cila e ftoi Ficher në vitin 2000 në vilën e saj në Tokjo, këmbengul se u martua me të në vitin 2004, por gjykatësit islandezë nuk ia kanë njohur certifikatën e martesës.
Fisher, i vlerësuar me koeficentin e inteligjencës 180, ishte i pari kampion i botës në shah jo sovjetik. Ai filloi të luajë që në moshën 15 vjecare dhe shpesh herë deklaronte: “Idealet e mija jane shahu dhe paratë. Dua të bëhem shumë i pasur”.
Në vitin 1992 ai pranoi 3.5 milionë dollarë për t’u përballur me Spassky-n në Serbi dhe kjo i kushtoi një mandat arresti nga SHBA, pasi në atë kohë ekzistonte embargoja ndërkombëtare ndaj Beogradit. Pas asaj periudhe ai u transferua në Japoni dhe Filipine ku mbylli edhe ditët e fundit të jetës.
Është mesditë dhe piku i trafikut në urën e Farkës është në kulmin e tij. Ndonëse një arterie rrugore nuk është nga ato që përbën rrezik të lartë për automjetetet, gjithmonë aty këtu historikisht gjendet një polic i çuditshëm rrugor. Polici nuk është se ka ndonjë dallim shumë të madh në pamje nga kolegët e tij që patrullojnë disa metra më tutje, quhet Rexhep Qinami. Polic Xhepi vjen në vendin e punës që pa dalë dielli. “Daja” sikundër i thërrasin shoferët, është i përpiktë si një sahat zviceran. Ai punon 8 orë, aq sa edhe një një punonjës i administratës.
Madje është edhe më korrekt se ta, pasi nuk pranon kafe gjatë orarit të punës. Rexhepi është “nishani” i Urës së Farkës. Ai është pika e referimit për shoferët dhe kur vjen puna për kontrollin e dokumenteve, askush nuk kundërshton. Për Xhepin, puna si polic rrugor është një argëtim i vërtetë.
Ai ka një familje, ka njerëz që e rrethojnë, por edhe pse të gjithë i thonë të heqë dorë, ai nuk pranon kurrsesi. Por nëse polic Xhepi ka familje, ka dikë që kujdeset për të, një pjesë tjetër e të moshuarve apo personave me probleme të shëndetit mendor, nuk e kanë këtë mundësi. Ata shëtisin të lirë midis nesh dhe shpeshherë kthehen në rrezik për shoqërinë.
Ende edhe sot nuk dihet numri i saktë i personave me problemeve të shëndetit mendor të cilët shëtisin të lirë në rrugët e qyteteve tona. Për këtë kategori njerëzish ka politika të posaçme rehabilitimi. Struktura të caktuara shtetërore kanë për detyrë të kujdesen për ta. Arkida Hysenaj është drejtoreshë e inspektimeve pranë Shërbimit Social Shtetëror.
Ajo tregon procedurat që ndiqen në raste të tilla. Sipas saj, Sherbimi Social Shteteror mbulon nje rrjet te gjate institucional. “Rastet emergjente rehabilitohen ne ambientet tona dhe me pas drejtuesit e bashkive dhe komunave u sigurojne kushtet”, thekson Arkida. Por sa efikase janë këto procedura? Këtë më mirë se të gjithë e thonë rrugët e qyteteve, ku shfaqjet e anormalitetit janë edhe më të dukshme.
Katërt vjet mungesë nga ekrani, Jennifer Lopez i ka zëvendësuar me rikthimin në një film komedi që pritet të dalë në SHBA në 23 prill. Bëhet fjalë për historinë e dashurisë mes një gruaje dhe një burri, por me një vecanti, ata takohen pikërisht në ditën kur ajo ka vendosur të ngelet shtatzanë. Pas shumë fejesave të përfunduara keq, personazhi i J. Lo do kryejë fekondimin artificial.
Kështu, sjellja e ciftit zhvillohet gjatë 9 muajve të shtatzanisë mes vizitave mjekësore dhe kurseve të përgatitjes për lindjen. Filmi drejtohet nga Alan Paul, ndërsa në rolin e të dashurit të Lopez interpreton Alex O’Loughlin, i cili shfaqet në rolin e parë si protagonist.
J. Lo u largua nga bota e kinemasë për t’u kujdesur për dy binjakët që tashmë kanë mbushur 2 vjec.

Ylli Pinari, ish-drejtori i MEICO-s i akuzuar nga prokuroria për tragjedinë e Gërdecit, flet për herë të parë jo vetëm duke shfajësuar veten dhe kompaninë që ai drejtonte por duke akuzuar prokurorinë se nuk ka hetuar sic duhet.(UPDATE)
Sipas Pinarit prokurorët nuk duhet të merren me saldatricen por të verifikojne, sepse tragjedia sipas tij nuk ka ndodhur aksidentalisht, por nga zjarrvënie me qëllim.
“Nuk janë hetuar rrethanat të tjera të hollësishme, sidomos me atë të vendosjes së zjarrit”, u shpreh Pinari.
Duke folur me gjuhën e ekonomistit i pandehuri tha se kompania që ai drejtonte kishte për detyrë vetëm të shiste armë dhe të rriste fitimet e shtetit. Sipas tij Gërdecin nuk e zgjodhi MEICO dhe as cmimet nuk i gjeti MEICO. Ndersa partneritetin me Patrik Henrin dhe kompaninë SAC e shpjegoi si detyrë të MEICO-s për të kërkuar ortakë.
Sipas Pinarit kontrata e pare për demonimin e municioneve kapi vleften e 1, 6 milione dollareve,
“Dua te theksoj se me urdherin 20044 jane dhene dy urdhera per MEICO-n. Dhe jane dhene ne kundershtim te plote me funksionin tonë”, u shpreh Pinari.
Ish-drejtuesi i MEICO-s tha i indinjuar se nuk i shpjegon dot akuzat që i adresohen dhe nuk gjen dot ku ka shpërdoruar detyren dhe c’lidhje ka ai me akuzen e vrasjes masive. Megjithate i pandehuri shprehu keqardhje per te demtuarit dhe per tragjedine qe sikurse e cilesoi ai ka turbulluar shoqerine dhe politikën.

Për tre muaj me radhë, kanë përdhunuar dhe shfrytëzuar për qëllime prostitucioni një të mitur 17-vjeçare, në disa hotele të Tiranës dhe “Vito” në autostradën Tiranë-Durrës, por janë arrestuar në flagrancë nga forcat policore.
Bëhet fjalë për 4 persona me emrat Gentian Prenga, 27 vjeç; Artur Përndokaj, 44 vjeç; Albert Stafa, 27 vjeç dhe Fjordi Avdiu, 24 vjeç; që të katërt banues në Tiranë, të cilët janë kapur në kuadrin e operacionit të koduar “Mysafiri”.
Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Tiranës, sipas të cilave në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe dy automjete, shuma e parave prej 15 000 lekë, 20 telefona celularë si dhe 5 prezervativë.
Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre do t’i kalojnë prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Trafikim i femrave”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, ndërsa për Fjordi Avdiun rëndon edhe vepra penale e “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”, të parashikuara këto nga nenet 114/a/1, 115, 100/2 dhe 110 të Kodit Penal.

U deshën mbi 7 muaj që punimet në tunelin e rrugës Rrëshen- Kalimash të shkojnë drejt përfundimit, edhe pse ai u inaugurua para kohe dhe me shumë bujë, para zgjedhjeve parlamentare të 2009-s.
Në tetor të vitit të kaluar, një shembje e papritur nën njërën prej galerive të tunelit bllokoi qarkullimin e automjeteve, çka detyroi ministrinë e Punëve Publike që të mbyllë tunelin për një periudhë të pacaktuar kohe.
Por premtimi i radhës që vjen nga qeveria për hapjen e tij është data 15 maj 2010. Zv/ministri i Punëve Publike, Ernest Noka, shprehet se vjeshta e këtij viti do t’i gjejë të dy tunelet në gjendje pune.
“Sipas parashikimeve dhe vlerësimeve tona, data 15 maj do të jetë afati kur tuneli jugor do të hapet plotësisht për automjetet”, – thotë Noka.
Segmenti Rrëshen-Kalimash është vepra më e kushtueshme e qeverisë shqiptare, e cila po ndërtohet me paratë e buxhetit të shtetit.
Edhe pse nuk ka ende një shifër përfundimtare të kostos së saj, zyrtarët thonë se deri më tani parashikohet të ketë arritur në mbi 750 milion euro.
Por ekspertët e fushës vlerësojnë se kjo shifër ka kaluar mbi 1 miliard euro.
Ky investim dërgoi përpara gjykatës një nga ministrat e kabinetit qeveritar, Lulëzim Basha, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, i cili për shkak të procedurave nuk u gjykua.