Belona Qereti vendosi ta shtynte ditën e dasmës me Gani Bardhën
ishin zgjedhur e kur gjithçka ishte pothuajse gati, Belona
Atëherë kur të gjitha fustanet Qereti vendosi ta shtynte ditën
e dasmës me Gani Bardhën.
Sepse fati i solli në duar ca projekte
fantastike për albumin e
saj të ri muzikor. I cili mund të
jetë dhe i fundit. Bleona na pohon
se pas martesës, jeta e saj
do të jetë kryekëput ndryshe. Si?
Ditën kur e takuam, në një
prej lokaleve pranë stadiumit
“Qemal Stafa”, nuk ishte e
krehur apo e kapardisur mbi
taka të larta. E veshur me një
fustan të bardhë sportiv, me
flokët e lidhur bisht e me një
palë shapka me rripa hequr ashtu shkujdesur nga këmbët, të linte të kuptoje se kishte kaluar një ditë shumë të lodhshme.
Dhe sapo e pyet, nuk vonon të ta pohojë menjëherë: “Po, jam lodhur shumë sot”.
Ndërsa Bleona Qereti shfryn në lodhjen e saj, gjëja e parë që të vjen në mendje, e që mund të
të shpjegojë këtë lodhje, është dasma e shumëpërfolur që do të bëhej në muajin korrik.
Por ajo ta përmbys shpejt këtë mendim, duke treguar gjithë punët që ka bërë këto ditë, të
cilat vetëm me dasmën që nuk kishin asnjë lidhje. Në vend të përgatitjeve të ceremonisë së
madhe ajo të tregon përgatitjet për albumin e saj të ri që do të hedhë së shpejti në treg. Të
tregon gjithë entuziazëm për takimin me këngëtarin e madh grek Triandafilos, për variantin
e ri të këngës “Monahos” dhe për klipin që do të realizojnë së bashku në Rodos.
E të pohon me bindje se vetëm kur të kenë mbaruar të gjitha këto, do të mund të jetë e qetë
për të organizuar ceremoninë e dasmës së saj të madhe me Gani Bardhën. Duket se kohën
e kanë përcaktuar tashmë: në vjeshtë. E deri atëherë Bleona ka gjithë kohën për të realizuar
gjithçka ka planifikuar tashmë në axhendën e saj. Puna duket se sapo ka filluar…
Po. Sapo jam kthyer nga Greqia, ku ndryshe nga herët e tjera nuk vajta për ndonjë
koncert, por për një projekt shumë të rëndësishëm se kaq. Isha në studion e një prej kompozitorëve
më të njohur grek, Kostandinit, për të realizuar një variant të ri të këngës së famshme
“Monahos”, me këngëtarin e madh grek Triandafilos. Ky ishte qëllimi i këtij udhëtimi, pa
menduar dot se në atë studio do të ndodhte diçka edhe më e bukur se kaq.
Çfarë?
Pasi mbaruam së regjistruari këngën “Monahos”, Kostandini më dha dhe dy këngë të reja,
për albumin tim të ri, që do ta dalë së shpejti në treg.






